LDK mblidhet sot, vendos për kandidatin për kryeministër

Prishtinë | 26 Gus 2019 | 08:01 | Nga Ekonomia Online

Kryesia e re e Lidhjes Demokratike të Kosovës do të mblidhet sot për të diskutuar dy tema të rëndësisë së madhe.

Se a do të futet në koalicion parazgjedhor dhe kush do të jetë kandidati për kryeministër nga kjo parti, pritet të vendoset sot.

Ky takim i strukturave të LDK-së vjen një ditë pas mbledhjes së parë të Kryesisë së kësaj partie që u mbajt të shtunën. Kujtojmë që në këtë takim nuk morrën pjesë kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri dhe ai i Podujevës, Agim Veliu.

Të ngjashme