LDK me tri gra kandidate për kryetare komunash

Prishtinë | 11 Gus 2021 | 18:15 | Nga Ekonomia Online

Lidhja Demokratike e Kosovës do të garojë me tri gra kandidate për kryetare të komunave në zgjedhjet e 17 tetorit, raporton Gazeta Express.

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi do jetë kandidate e kësaj partie për kryetare të Ferizajt, Anduena Gllareva do të jetë kandidate për kryetare të Drenasit dhe Hyrie Dobrunaj kandidate për kryetare të Deçanit.

Ndërkohë, LDK ka zyrtarizuar kandidatët edhe për disa komuna tjera: Përparim Rama – kandidat për kryetar të Komunës; Lutfi Haziri të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Gjilanit; Anton Quni – kandidat për kryetar të Komunës së Prizrenit;

Ilir Ferati – kandidat për kryetar të Komunës së Istogut; Burim Krasniqi – kandidat për kryetar të Komunës së Rahovecit; Besim Hoti – kandidat për kryetar të Komunës së Klinës; Bajrush Hoti – kandidat për kryetar të Komunës së Malishevës;

Bexhet Xheladini – kandidat për kryetar të Komunës së Dragashit; Jeton Biqkaj – kandidat për kryetar të Komunës së Kamenicës; Ruzhdi Shehu – kandidat për kryetar të Komunës së Junikut.

Zgjedhjet komunale në Kosovë do të mbahen më 17 tetor.

Të ngjashme