LDK: Militantët e PDK-së po bëjnë presion ndaj votuesve

Prishtinë | 04 Dhj 2016 | 16:15 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Vazhdojnë akuzat e subjekteve politike ndaj njëra-tjetrës për parregullsi gjatë procesit zgjedhor në Drenas.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dega në Drenas ka akuzuar Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) për parregullsi.

Elfat Bilallli shef i shtabit të LDK së në Komoran tha për Ekonomia Online se në fshatrat Gradicë e Likoshan simpatizantët e PDK-së, brenda shkollës dhe nëpër qendra të votimit po i nënshtrojnë qytetarët për të votuar partinë në pushtet, PDK-në.

“Në qendrën e votimit në Gllanasellë, Gradicë dhe Komoran, por gjithashtu edhe në Likoshan simpatizantët e PDK-së brenda qendrës së votimit, por edhe rreth shkollës janë në numër të madh të cilët vazhdimisht nënshtrojnë presione ndaj qytetarit për të votuar PDK-në. Siç duket ata vetëm e kanë parë gjendjen e tyre dhe janë duke përdorur çdo formë që në mënyrë që të pengohet procesi i rregullt i votimeve”, ka thënë Bialli.

“Rreth orës 14 një vëzhgues i PDK-së ka kërcënuar Albion Nikën, anëtarin e KQZ-së nga radhët e LDK-së dhe i cili është arrestuar nga policia”, ka theksuar ai.

Bilalli ka thënë se gjatë orëve të mbrëmjes do të bëhen vjedhje masive nga ana PDK-së.

Megjithëse ai ka shprehur edhe optimizmin për fitore.

elfat-bilalli1

Të ngjashme