LDK në këtë fazë nuk përfshihet në dialog, thotë Mustafa

Prishtinë | 10 Maj 2019 | 03:35 | Nga Ekonomia Online

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, thotë se ka qenë gabim i madh edhe i presidentit Thaçi edhe i gjithë atyre që e kanë hapur temën e korrigjimit të kufijve, sepse kjo çon në shkëmbim territoresh dhe është ide e gatuar nga serbët.

Ndryshe, Mustafa duke folur për RTK-në, tha se LDK në këtë fazë nuk do të përfshihet në dialog, sepse konsideron se dialogu nuk mund të zhvillohet pa institucione të forta.Për gjendjen në Telekom tha se as kjo Qeveri, e as Haradinaj nuk mund ta marrë përgjegjësinë për atë që ka ndodhur, sepse përgjegjës janë ata që e kanë nënshkruar marrëveshjen me Z-Mobile.

Kujtojmë se ishte pikërisht LDK-ja e cila nga fillimi kishte mohuar kategorikisht hyrjen në Ekipin Dialogues me Serbinë.

Të ngjashme