LDK në negociata me deputetë të koalicionit qeverisës për rrëzimin e Qeverisë

Prishtinë | 17 Tet 2018 | 14:54 | Nga Ekonomia Online

Opozita shpreson se do të gjejë mbështetje në disa deputetë të koalicionit qeverisës, për të votuar një mocion mosbesimi nga kabinetit Haradinaj.

Në një intervistë për televizionin publik, Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri u shpreh se janë në negociata me disa deputetë të koalicionit, pa specifikuar se për cilët bëhet fjalë. Ai tha se Qeveria nuk mund të rrijë rehat, sepse së shpejti vendi mund të shkojë në zgjedhje.

“LDK po mobilizohet për një proces zgjedhor”, theksoi Beqiri, duke shtuar se “kjo është Qeveria më e dobët që ka pasur vendi ndonjëherë”. Ai tha se nëse shkohet në zgjedhje, LDK nuk do ta përsëris gabimin e zgjedhjeve të kaluara, duke marrë në listën e saj parti të vogla, si AKR-ja, që në fund iu bashkua koalicionit fitues.

Beqiri shtoi se do të marrin pjesë në seancën parlamentare të së enjtes nëse diskutohet për pakon ligjore të Ushtrisë, të cilën tha se do ta votojnë.

“Por, bojkoti do të vazhdojë për temat e tjera në Kuvend”, theksoi Beqiri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme