LDK nesër mbledh Këshillin e Përgjithshëm, zgjedh Kryesinë

Prishtinë | 22 Gus 2019 | 16:11 | Nga Ekonomia Online

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se nesër do të mbajë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm.

LDK bën me dije se gjatë kësaj mbledhjeje do të zgjidhet Kryesia e re e këtij subjekti politik.

“Nesër (e premte), më datë 23 gusht 2019, në orën 17:30, në Selinë e LDK-së, mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së ku do të diskutohen rezultatet në zgjedhjet e fundit të përgjithshme dhe lokale dhe perceptimi publik për LDK-në si dhe do të zgjedhet Kryesia e LDK-së”, thuhet në një njoftim për media të partisë që drejtohet nga Isa Mustafa.

Të ngjashme