LDK: Nuk e përkrahim Rezolutën e Qeverisë

Prishtinë | 06 Tet 2018 | 17:50 | Nga Ekonomia Online

Sekretari i Përgjithshëm i LDK’së, Ismet Beqiri ka thënë se nuk e përkrahin rezolutën e propozuar nga Qeveria e Kosovës.

Beqiri ka thënë se nuk shohin asnjë arsye të përkrahin një rezolutë e cila është pothuajse e njëjtë me atë të mëhershmen të Qeverisë.

“Rreth kësaj draft-rozulute që po qarkullon, forumet e partisë dhe kryesia do të analizojnë, por nga ajo që e kemi parë nuk ka ndonjë ndryshim nga ajo e mëhershme, është e njëjta gjë, kështu që nuk e besoj dhe nuk e shoh asnjë arsye që ta përkrahim”, ka thënë Beqiri, për Gazetën Express.

“Ne e kemi bërë një rezolutë si opozitë, dhe nuk po procedohet. Kjo rezolutë është e njëjta me atë që e ka propozuar Qeveria më herët dhe për ne përgjigja o besoj që do të jetë negative:, ka shtuar ai.

Sot, partitë në pushtet propozuar një rezolutë të re për dialogun me Serbinë, përmes së cilës thane se nuk do të flasin për territorin.

Mirëpo, askund nuk e kanë përmendur kushtin e opozitës për t’ia ndaluar Presidentit Hashim Thaçi të falsë për ndryshim e korrigjim kufijsh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme