LDK nuk i ka dhënë ende nënshkrimet për Dakën: Po e presim Avokatin e Popullit

Prishtinë | 17 Qer 2021 | 17:04 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, sot njoftoi se opozita ka mbledhur nënshkrimet për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Presidentes Vjosa Osmani, për shkarkimin e Valdete Dakës nga pozita e kryesueses së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Por, jo të gjitha partitë opozitare i kanë dhënë nënshkrimet.

Hoxhaj në njoftimin për mbledhjen e nënshkrimeve, ka falenderuar të gjithë deputetët e opozitës.

“Faleminderit të gjithë deputetëve të opozitës për bashkëpunimin në këtë çështje”, ka ka shkruar ndër të tjera Hoxhaj.

Por, Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk i ka dhënë nënshkrimet për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin e Valdete Dakës.

Kështu ka deklaruar për Express shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

“Jo nuk i kemi dhënë ende. Po e presim Avokatin e Popullit”, ka deklaruar Gashi.

I pyetur se nëse është i njoftuar se kreu i PDK-së tashmë ka mbledhur nënshkrimet për këtë çështje, Gashi tha se nuk është në dijeni.

Të ngjashme