LDK organizon konferencën treditore, kërkohet fuqizimi i pozitës së grave në politikë

Prishtinë | 16 Mar 2018 | 15:24 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Forumi i Gruas i LDK-së, përkrahur nga Fondacioni Hjalmarson, ka organizuar  konferencën treditore me tema “Fuqizimi  i Gruas në Politikë” dhe “Parimet e Shoqërisë së Lirë”.

Kryetarja e forumit të Gruas në LDK, Lirije Kajtazi tha se janë përpjekur që në këtë tryezë të mbledhin gra të dëshmuara në fusha të ndryshme për kauzën gjinore, raporton Ekonomia Online. Ajo ka kërkuar fuqizimin e pozitës së grave në politikë.

“Kemi mbledhur edhe të rinj të dëshmuar që gjatë bashkëbisedimeve do të afrojnë informacione të vlefshme. Ne jemi faktor të zhvillimit në vend. Në kuadër të këtij muaji kemi shumë aktivitete dhe ky i sotmi është me të vërtetë i vlefshëm. Ne si vend i ri, përkundër që kemi vite pak kemi për të treguar storije të suksesit”.

Vilma Eleonora menaxhere e projektit në fondacionin Jarl Hjalmarson, tha se te drejtat e njeriut vazhdojnë të shkelen.

Prndaj sipas saj, fondacioni që ajo përfaqëson këshillon të rinjtë si liderët e së ardhmes.

“Po jetojmë në një botë ku paqja e respektimit të të drejtave të njeriut, drejtësia në mesin e shumë parimeve të tjera ende nuk ofrohen nga qeveritë. Duke këshilluar organizatën rinore me parime të vërteta të një shoqërie të lirë. Rinia është e ardhmja e popullit, politikanët e rinj janë liderët e popullit tonë dhe kjo është arsye pse në fondacionin tonë këshillohen të rinjtë”, tha ajo.

Të ngjashme