LDK paraqet rezolutën për ndarjen e mjeteve financiare për KOSTT-in, PDK dhe AAK nuk pajtohen me të

Prishtinë | 05 Qer 2018 | 12:05 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja Mimoza Kusari-Lila në emër të LDK-së si parashtrues të interpelancës, në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare në shumën prej një milion euro për KOSTT-in për mbulimin e shpenzimeve të furnizimit me energji elektrike të katër komunave në veri të Kosovës, paraqiti para deputetëve pikat e rezolutës.

Rezoluta përmban katër pika kryesore:

“- Obligohet Qeveria që brenda afatit 1 muaj të zgjidhë situtatën e krijuar;

– KOSTT dhe ZRrE të përpilojnë planin e kompenzimit të humbjeve të KOSTT-it të shkaktuara nga udhëzimi i ZRrE-së për furnizim të rrymës në veri;

– Të ndalen inkasimet ilegale për rrymën e faturuar në veri nga operatorët e jashtëligjshëm;

– Domosdoshmërisht të kushtëzohet vazhdimësia e dialogut me Serbinë me mospërzierjen e Serbisë në tregun e rrymës në territorin e Kosovës;

– Të krijohet task forcë e përbërë nga Kuvendi, qeveria dhe përfaqësues të autoriteteve të përfshira në këtë çështje KOSTT dhe ZRRE dhe të koordinohen veprimet për nxjerrjen e KOSTT-it nga situata aktuale;

– KEDS të fillojë faturimin e rrymës për tërë konsumatorët në Republikën e Kosovës pa diskriminim duke i trajtuar të gjithë konsumatorët pa dallime”.

Grupi Parlamentar i AAK-së dhe PDK-së nuk u pajtuan me rezolutën që parashtroi Mimoza Kusari Lila, pasi që këto dy parti thanë se kjo rezolutë nuk kryn asgjë, vetëm po miratohen dhe nuk po arrihen asgjë, kështu u shpreh Memli Krasniqi.

Muharrem Nitaj tha se ka nevojë për një harmonizim të ri, sepse sipas tij ka paqartësi në këtë tekst.

“Pika e parë që Qeveria të zgjedhë problemin për 1 muaj është vetëm dëshirë, dhe është e parealizueshme, qeveria nuk mund të bëjë për një kohë 1 muaj”.

Në Kuvendin e Kosovës në seancat e fundit është parë një mosdakordim mes grupeve parlamentare të cilat nuk po arrijnë të harmonizojnë rekomandimet.

Për të disatën herë u vendos që rekomandimet të harmonizohen përsëri.

 

Të ngjashme