LDK përshëndet ndryshimet kushtetuese në Maqedoni

Prishtinë | 12 Jan 2019 | 13:07 | Nga Ekonomia Online

Me rastin e ratifikimit nga Kuvendi i Maqedonisë të amendamenteve kushtetuese për ndryshimin e emrit në Maqedonia Veriore, LDK përgëzon shtetin fqinj.

“Ratifikimi i amendamenteve kushtetuese për të ndryshuar emrin në Maqedonia Veriore, si respektim i Marrëveshjes së Prespës, është hap i fuqishëm i Maqedonisë drejtë fqinjësisë së mirë në Ballkan, një hap i vendosur drejt një Ballkani më të sigurt, më të integruar në strukturat euro-atlantike, më paqësor dhe me më shumë prosperitet”.

“Përgëzoj Kuvendin e Maqedonisë dhe partitë politike shqiptare në Maqedoni për kontributin e dhënë drejtë një ardhmërie më të ndritur në Ballkan”, thuhet në komunikatë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme