LDK prezanton kandidatët për kryetar të Prishtinës dhe Prizrenit

Prishtinë | 25 Gus 2017 | 08:03 | Nga

Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të bëjë prezantimin e kandidatit të saj për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi dhe atij për Prizren, Hatim Baxhaku.

Në të dyja këto prezantime do të marrë pjesë kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh kryetar i LDK-së, Isa Mustafa.

Arban Abrashi në garën për kryetar të komunës së Prishtinës do të ketë për kundër-kandidatë Lirak Çelajn nga PDK, Rifat Deri nga Alternativa dhe kryetarin aktual të komunës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti.

Të ngjashme