LDK e rendit të 22-in deputetin me aktakuzë Naser Osmani

Prishtinë | 23 Maj 2017 | 15:40 | Nga

Lidhja Demokratike e Kosovës ka renditur të njëzet e dytin në listën e kandidatëve për deputetë personin me aktakuzë Naser Osmani.

Gjatë ditës së djeshme është raportuar në media se lista e LDK-së nuk ka asnjë person ndaj të cilit është ngritur aktakuzë apo është nën hetime.

Por në listën zyrtare të LDK-së figuron Naser Osmani i cili është duke u përballur me një proces gjyqësor pasi është i akuzuar në një rast të privatizimit të një fabrike në Podujevë në kohën kur ishte anëtar i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP).

Aktakuza ndaj Osmanit ka të bëjë me privatizimin e fabrikës ‘FAN” në Podujevë. Përveç tij, të akuzuar janë edhe shtatë persona të tjerë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme