LDK: Rezultatet na nxjerrin si parti të parë

Prishtinë | 06 Tet 2019 | 19:46 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), gjatë këtyre orëve, ka dal si partia e parë. Kështu tha në një prononcim për EO, zëdhënësi i kësaj partie, Besian Mustafa.

“Sipas gjitha informacioneve, LDK-ja, del bindshëm partia e parë. Por do t’i presim rezultatet përfundimtare nga KQZ-ja”.

“Mirëpo, sipas informacioneve preliminare jemi partia e parë”, u shpreh i bindur Mustafa.

“I bëj thirrje të gjithë komisionerëve dhe vëzhguesve të qëndrojnë në vendvotime deri në rezultatet e fundit” , tha Mustafa.

Ai tha se deri më tani nuk kanë ndonjë informacion për ndonjë incident madhor, përveç disa parregullsive të vogla.

Të ngjashme