LDK garon në Mitrovicë me doktorin Armend Agolli

Ndertesa e Komunes se Mitrovices. 10.06.15, Mitrovica. Photo: Atdhe Mulla
Prishtinë | 28 Kor 2021 | 21:35 | Nga Ekonomia Online

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka zyrtarizuar Armend Agollin si kandidat për kryetar të Komunës së Mitrovicës.

Armend Agolli përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se e ka pranuar propozimin e partisë.

“Me kënaqësi dhe plot vullnet po i përgjigjem thirrjes së Lidhjes Demokratike të Kosovës për të kandiduar për Kryetar të Komunës së Mitrovicës, si dhe për t’i prirë listës garuese të kandidatëve të saj për Kuvendin Komunal të qytetit tim të lindjes. Ndjehem thellësisht i nderuar dhe i privilegjuar për këtë besim që më është dhënë”.

Tutje Agolli ka shkruar se edhe pse mjekësia është fusha e tij, politika ka qenë dhe do mbetet pjesë e pandashme e përditshmërisë së tij.

“Edhe pse mjekësia është thirrja ime jetësore, dhe asaj ia kam kushtuar gjithë potencialin tim shkencor, rrethanat komplekse politike nëpër të cilat ka kaluar vendi ynë deri më tani sigurisht se nuk kanë mundur të më anashkalojnë as mua. Përkundrazi, ato mbase kanë ndikuar shumë në përfshirjen time aktive në ngjarje e procese të ndryshme politike, por edhe në formimin tim politik. Rrjedhimisht, politika ishte dhe mbetet pjesë e pandashme dhe e rëndësishme e përditshmërisë sime”.

Të ngjashme