LDK siguron 61 vota për Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, seanca të hënën

Prishtinë | 08 Tet 2020 | 21:58 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka bërë të ditur se në emër të 61 deputetëve ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme për ditën e hënë për të votuar projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike.

Gashi ka njoftuar se kërkesën e kanë nënshkruar 61 deputetë.

“Në emër të 61 deputetëve nënshkrues, sot kam kërkuar seancë të jashtëzakonshme për ditën e hënë në ora 10:00 për ta votuar projektligjin për rimbëkëmbjen ekonomike”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Ndryshe, sot ka dështuar për të gjashtën herë të votohet Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike, pro këtij projektligji kanë qenë vetëm 58 deputetë.

Ndërkaq, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës nuk kanë marrë pjesë në votim.

Ne emer te 61 deputeteve nenshkrues, sot kam kerkuar seance te jashtezakonshme per diten e hene ne oren 10:00, per ta votuar ne lexim te pare projekt-ligjin per rimekembje ekonomike.

Gepostet von Arben Gashi am Donnerstag, 8. Oktober 2020

Të ngjashme