LDK thotë se KQZ-ja ka bërë një “gabim teknik”

Prishtinë | 17 Dhj 2017 | 23:00 | Nga

Rezultati preliminar i cili është paraqitur nga KQZ-ja ka gjasa të jetë i gabuar. Burime nga KQZ-ja kanë thënë se është bërë gabim në administrim të rezultatit dhe se kandidati i LDK-së, Haki Rugova, ka fituar në Istog.

Zyrtarja e LDK-së, Vlora Dumoshi, ka publikuar në faqen e saj në Facebook një formular të KQZ-së ku shihet se Rugova ka 75 vota më shumë se Gani Dreshaj i AAK-së.
në Istog ka fituar Lidhja Demokratike e Kosovës.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, fitues ka dalë Gani Dreshaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 52 vota para.

Edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka thënë se AAK-ja po feston para kohe. Sipas tij, Haki Rugova i LDK-së është 55 vota përpara.

“LDK dhe Haki Rugova kanë fituar në Istog, ndërkaq AAK po feston para kohe. Sipas të dhënave tona, të bazuara në numërimin e çdo vote, Haki Rugova është 55 vota përpara”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Nga ana tjetër, Gani Dreshaj ka shpallur tashmë fitoren, e AAK dhe simpatizantët e saj në Istog kanë nisur festën.

Të ngjashme