LDK veç me Vetëvendosjen në kombinim para zgjedhjeve

Prishtinë | 27 Gus 2019 | 22:11 | Nga Ekonomia Online

Lufti Haziri ka thënë LDK ka opsion vetëm Vetëvendosjen për koalicion parazgjedhor, transmeton Gazeta Metro.

Shefi i Shtabit zgjedhor të LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se koalicioni i mundshëm LDK-Vetëvendosje do të ngjallte shpresën në popull.

Haziri, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se sot Kuvendi i Përgjithshëm i LDK-së ka vendosur që opsion i vetëm i mundshëm për një koalicion parazgjedhor është Vetëvendosje.

“Me vendim të veçantë është përjashtuar mundësia e koalicioneve para dhe pas zgjedhore me PDK-në, por edhe me partitë tjera”, tha ai.

Haziri ka thënë se pas dy viteve përvoje në Kuvend mes LDK-së dhe Vetëvendosjes, LDK ka konfirmuar se ka vullnet politikë për bashkëpunim me Vetëvendosjen edhe në të ardhmen.

“Vullneti politik ekziston. Duhet të shtjerrën të gjitha mundësitë që ky vullnet të kapitalizohet në koalicion parazgjedhorë”.

Shefi i Shtabit zgjedhor të LDK-së ka thënë se një koalicion i tillë do të largonte varësinë dhe ndikimin e Listës Serbe në qeverisje. Ai ka thënë se LDK dhe Vetëvendosje do të balanconin interesat në të mirë të vendit.

Të ngjashme