LDK vendos zyrtarisht: Nuk do ta votojmë Kadri Veselin

Prishtinë | 01 Gus 2017 | 19:21 | Nga

Kryesia e LDK-së ka mbajtur sot një mbledhje ku ka diskutuar rreth seancës konstituive që do të mbahet ditën e enjte me 3 gusht.

Nënkryetari i LDK së Agim Veliu ka përsëritur qëndrimin e LDK së, duke thënë se në mbledhje u vendos edhe një herë që LDK nuk do të votojë Kadri Veselin për kryetar të kuvendit, shkruan arbresh.info

“Në mbledhjen e sotme Ne kemi vendos për shefin e grupit parlamentar të LDK së. Dhe kemi vendosur edhe një herë se deputetët e LDK-së nuk do të votojnë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit” tha Veliu

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme