LDK: Viti 2018 i dështuar për sektorin e shëndetësisë, po manipulohet me çmimin e barnave

Prishtinë | 11 Shk 2019 | 10:24 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli e ka quajtur vitin 2018 të dështuar në sektorin e shëndetësisë.Ai në një konferencë për media ka shprehur shqetësimin edhe për mosardhjen dhe vonesat e Projektligjit për Sigurimet Shëndetësorë deri sa ka thënë se një i tillë nuk do të vijë deri në vitin 2021, raporton Ekonomia Online.

“Viti 2018 ishte një vit i dështuar i shëndetësisë në Kosovë, vit i cili kaloi pa asnjë reformë legjislative. Ishte paraparë që të vinte në Kuvend Ligji për Sigurime Shëndetësorë dhe një gjë e tillë nuk ka ndodhur”.

“Në fund të vitit 2019 do të vijë Ligji për Shëndetësi dhe jo për sigurimet shëndetësorë. Viti 2020 do të kalojë me diskutime dhe tek në vitin 2021 do ta kemi rastin për ndryshime”.

“Nuk kemi ndodhjë projekt të mirëfilltë për spitalin e Prishtinës. Ditëve të kaluar kemi pas aprovimin e Ligjit të Pagave, kjo ka shkaktuar shqetësime tek punëtorët shëndetësor e sidomos infermierët, kjo po stimulon ikjen e tyre jashtë shtetit”.

“Rritja e pagave në ShSHKUK sidomos administratës që u janë dyfishuar pagat dhe i kanë më të larta se kirurgët ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha”, tha ai.

Kurse tjetër i LDK-së, Deputeti Naser Rugova ka thënë se ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili po bënë propagandë duke ia lënë meritat vetës për projektet të cilat janë nisur shumë më herët, raporton EO.

Sipas tij, edhe pse flitet se korrupsioni është ndërprerë në sistemin e shëndetësisë duke ndërpre kontratat e dëmshme, del se janë paguar barna 300% më shtrenjtë.

“Manipulimet e opinionit nga kryeministri i Facebook-ut dhe tendenca qe projektet e nisura 2-3 vite më parë të ja adresoj vetës së tij, janë mungesë e vizionit të tij. Ne si LDK solidarizohemi me sindikatën e shërbimet korrektues të cilët janë injoruar nga qeveria”.

“Ministri Uran Ismali pati deklaruar që ka ndërpre korrupsionin në sistemin e shëndetësisë duke ndërpre kontrata të dëmshme mirëpo ne kemi të gjetura faktike që dalin nga raporti i auditimit që kanë paguar barna 300% me shtrenjtë. I bëjmë thirrje ministrit ta lë Fecebook-un dhe selfiet me pacient në repartet e ndaluara”.

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT – Grupi i Parlamentar i LDK-së mban konferencë për medie

Posted by EkonomiaOnline on Monday, February 11, 2019

Të ngjashme