Lekaj: AAK-ja s’ka vendosur për koalicione, do të angazhohem personalisht që Gjini të fitojë Gjakovën

Prishtinë | 19 Tet 2021 | 14:15 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti Pal Lekaj tha për Ekonomia Online, se do të angazhohet personalisht që kandidati i AAK-së, Ardian Gjini, të fitojë komunën e Gjakovës.

Ndërsa sa i përket afërsisë me PShDK-në, Lekaj tha se kjo nuk është e vërtetë.

“Është përfolur shuma dhe ndoshta emri im i ka përafruar me PSHDK-në që nuk është e vërtetë se unë jam nënkryetar i AAK-së dhe në këtë drejtim ndoshta gabimisht e kanë kuptuar por që ne çdo herë kemi pasur bashkëpunim me këtë parti por që shpresoj si do të ndodh, unë do të angazhohem maksimalisht që Gjini ta marrë Gjakovën”, tha Lekaj.

Tutje, ai ka thënë se lidhja e koalicioneve me partitë tjera, do të diskutohet në kryesi të partisë.

“Siç dihet Ardian Gjini ka marrë afro 46 për qind në zgjedhje. Sa i përket balotazhit, ne do t’i shqyrtojmë në kryesi dhe në këtë drejtim do të vendosim dhe kandidatët do ta pyesin kryetarin Haradinaj dhe me bindje të tyre në do të vendosim”.

Të ngjashme