Lekaj e Begaj, inspektojnë segmentin rrugor Kijevë-Malishevë

Prishtinë | 10 Tet 2017 | 14:37 | Nga

Ministri Pal Lekaj së bashku me kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, vizituan segmentin  Kijevë-Malishevë, ku edhe do të nisin punimet për zgjerimin e kësaj rruge.

Lekaj u zotua se segmenti rrugor Kjevë-Malishevë, do të përfundon në një afat të shkurtër kohor.

“Unë zotohem para qytetarëve që ne do ta kryejmë ndërtimin e kësaj rruge në kohën më të shkurtë të mundshme,do ti japim rëndësi të veçantë sepse këtu ka kohë që nuk është investuar”, tha Lekaj, përcjell EkonomiaOnline.

Sa i përket lëvizjes së lirë të qytetarëve të kësaj zone ka pasur mjaft pengesa, theksoi Lekaj.

“Ne jemi këtu, për ta dëshmuar se ne po trajtojmë të gjitha rrugët dhe rrugicat, mos të flasim për ato rrugë nacionale (autostradat ),që do të kryhen në kohën e paraparë me cilësi dhe me saktësi”, tha Lekaj.

Ndër të tjera tha se nuk do të lejojmë që për pengesa të faktorit njeri të ngecin pa u realizuar këto projekte, të cilat kanë ndikim pozitiv te qytetarët por edhe te zhvillimi ekonomik.

Ky projekt, i cili  do të financohet në tërësi nga Ministria e Infrastrukturës, ka gjatësi prej 13 kilometrash dhe është më I frekuentuari në këtë zone, si dhe shfrytëzohet  për gjashtë fshatrat që lidhin rrugën deri në Malishevë.​

Të ngjashme