Lekaj: E dëmshme të quhen mediet “ndërmarrje e përbashkët kriminale”, s’reagova asnjëherë kur u atakua emri im

Prishtinë | 11 Shk 2022 | 12:35 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i AAK, Pal Lekaj, e ka quajtur të papranueshme deklaratën e bashkëshortit të presidentes Osmani, Prindon Sadriu, i cili mediet në Kosovë i ka quajtur “ndërmarrje e përbashkët kriminale”, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se Kosova është shtet demokratik dhe si e tillë nuk duhet të sulmohen mediet.

Deputeti i AAK-së dha një shembull sesi në kohën sa ka qenë ministër ishte atakuar nga mediet, por që thotë se asnjëherë nuk i ka akuzuar gazetarët.

“Sa i përket bashkëshortit të presidentes mendoj që çdo kush e merr përgjegjësinë për veti por nuk është mirë që të quhen në demokraci e sidomos në shtetin e Kosovës mediat si “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale” është e dëmshme dhe e pavend. Ne jemi në shtet demokratik dhe mediat e kanë mendimin e tyre por sado që atakohemi duhet t’i vlerësojmë mediat. Unë për vete sa herë kam qenë i atakuar asnjëherë nuk kam dalë dhe ta akuzojë asnjë medium. Çdo zyrtar i lartë duhet ta dijë që jemi në demokraci dhe duhet të vlerësohet”, u shpreh Lekaj për EO.

Të ngjashme