Lekaj e uron Thaçin për ditëlindjen: U pafshim së shpejti në Kosovë

Prishtinë | 24 Pri 2022 | 13:40 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, e ka uruar ish-presidentin Hashim Thaçi për përvjetorin e 54-të të lindjes.

Përmes një postimi në Facebook, Lekaj ka uruar që së shpejti të takohet në Kosovë me Thaçin.

“Urime ditëlindjen miku im, president Hashim Thaçi! U pafshim së shpejti në Kosovë, me ty dhe shokët e tjerë”, ka shkruar Lekaj.

Thaçi dhe ish-krerë të tjerë të UÇK-së aktualisht po mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë, nën akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Të ngjashme