Lekaj: Fillimi i Qeverisë Kurti negativ, masat kundër pandemisë pa efekt

Prishtinë | 17 Pri 2021 | 08:15 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj në një intervistë për Ekonomia Online ka folur për fillimin e qeverisjes Kurti, duke shtuar se këto 23 ditë qeverisje kanë qenë negative në funksionalitetin e përgjithshëm dhe marrjen e masave.

Madje, ai tha se nga masat që ka marrë qeveria, xhepi i qytetarëve është shterur në Shqipëri, ndërsa është importuar virusi në Kosovë.

Deputeti Lekaj, theksoi se nuk shërohet virusi me mbyllje totale, por duhet të jenë kriteret dhe në hapje sepse ekonomia është ka rënë në zero.

“Sa i përket qeverisë që numëron 23 ditë mendoj që treguesit janë negative këtë e bazoj në funksionalitetin e përgjithshëm dhe marrjen e masave që shkojnë jo fort mirë drejt qytetarëve. E them këtë sepse kanë marrë vendim ad-hoc pa analizuar për mbyllje 12 ditësh dhe nëse ne e shikojmë ajo nuk ka pasur efekt sepse ka detyruar që njerëzit ta shijojnë jetën në Shqipëri dhe nëse e marrim vetëm vikendin e fundit mendoj që qytetarët kanë shpenzuar 9 milionë euro në Shqipëri”, tha Lekaj.

Ai ka thënë se masat e vendosura nga Qeveria nuk kanë dhënë asnjë rezultat në ulëjne e rastëve të reja më Covid-19.

“Por nga masa të tilla asgjë nuk kanë bërë përveç që kanë shterur xhepat e qytetarëve dhe kanë importuar prapë virusin. Nuk  shërohet virusi me mbyllje totale por mendoj që masat duhet të jenë kriteret dhe në hapje. Mendoj që sa më parë ta bëjë këtë qeveria është shumë më mirë sepse e kemi ekonominë në zero dhe mos ti godasim prapë. Nëse krahasojmë me ditët e mëparshme pa ardhur qeveria Kurti mendoj që nuk ka ndikuar fare përkundrazi edhe pse e kanë zvogëluar numrin e testimeve. Diku 18% të testeve është përqindja që kanë dalë pozitive. Masat kanë qenë jo të pranueshme dhe nuk e kanë përmirësuar gjendjen”, shtoi Lekaj.

Ai ka kritikuar Kurtin për përfshirje në fushatën zgjedhore në Shqipëri, duke shtuar se më mirë ka qenë që Qeveria të angazhohet në sigurimin e vaksinave

Të ngjashme