Lekaj firmos marrëveshje për përfundimin e autostradës “Arbën Xhaferi”

Prishtinë | 27 Sht 2017 | 14:28 | Nga

Ministri i Infrastukurës, Pal Lekaj, ka nënshkruar kontratën me kompaninë Bechtel Enka për përfundimin e Autostradës “Arbën Xhaferi” deri në fund të vitit 2018.

“Sot nënshkrova aneks-kontratën e cila i jep epilog përfundimtar ndërtimit të Autostradës “Arbër Xhaferi. Ne u zotuam që do t’i qëndrojmë kontratës në kuptimin e përmbushjes së obligimeve që na takojnë si Qeveri e Kosovës dhe në të njëjtën kohë kërkuam dhe morëm premtimin nga Riyadh Alkhazraji, Drejtor i Projektit, që punimet do të përfundojnë në afatin e paraparë”

“Kjo autostradë, si njëra nga më kryesoret që e lidhë Kosovën me korridoret pan-evropiane, do të përfundojë në dhjetor të vitit të ardhshëm. Mënyra më e mirë për t’i shërbyer qytetarit është duke i mundësuar kushte moderne dhe të sigurta, siç është kjo autostradë, e cila do të përurohet në vigjilje të festës së vitit të ri 2019”, ka thënë ai, transmeton EkonomiaOnline.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme