Lekaj: Forma e betimit të Qeverisë së re të Serbisë, sulm mbi sovranitetin e Kosovës

Prishtinë | 29 Tet 2020 | 18:39 | Nga Ekonomia Online

Deputeti nga nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj ka reaugar ndaj betimit të mbrëmshëm të Qeverisë së re të Serbisë, ku thuhet se do të kujdesen ta ruajnë Kosovën dhe Metohinë.

Këtë akt, Lekaj e ka quajtur sulm mbi sovranitetin e Republikës tonë.

 “Zgjedhja e Qeverisë serbe mbrëmë nën betimin e tyre që do të kujdesen ta ruajnë Kosovën dhe Metohinë është një sulm mbi sovranitetin e Republikës tonë”, ka thënë Lekaj.

“Kjo tregon edhe njëherë se ata janë ende nën mendësinë e kryekriminelit Millosheviq dhe kjo duhet të jetë një alarm për BE-në që para se të kërkojnë që Kosova ta ndryshojë kushtetutën, duhet t’i thërrasin mendjes e të kuptojnë përfundimisht që Serbia e sotme nuk ka asnjë ndryshim nga Serbia kriminale e viteve 90”, thuhet më tej në reagimin e tij në rrjetin social Facebook.

Të ngjashme