Lekaj: Me gjithë shkeljen rezolutës, ndihem mirë me rrëzimin e murit

Prishtinë | 05 Shk 2017 | 13:18 | Nga

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, thotë të jetë i kënaqur me rrëzimin e murit në veri. Edhe pse rezoluta e tij tashmë është shkelur, ai thotë se kjo është një punë e mirë.

Ai shpreson se pas këtij veprime të mos fshihet ndonjë gjë.

“Edhe pse është shkelë rezoluta, rrënimi i murit është një punë shumë e mirë”, ka thënë Lekaj për Insajderin.

Megjithatë, ai ka thënë se nëse nuk zbatohet në përpikëri rezoluta e Kuvendit e 29 dhjetorit 2016, atëherë nuk është bërë asgjë.

“Pika 2 e rezolutës thotë që të bëhet rivitalizimi i urës së lumit Ibër më të gjitha elementet që i ka pasur para vitit 1998”, ka shtuar Lekaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme