Lekaj: Kemi marrëveshje me deputetë për formimin e Qeverisë

Prishtinë | 15 Kor 2017 | 09:09 | Nga

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, është shprehur i bindur se koalicioni PDK-AAK-Nisma i ka votat e mjaftueshme për ta formuar Qeverinë e re.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka treguar arsyet pse disa deputetë jashtë koalicionit PAN do ta votojnë Qeverinë e re me kryeministër Ramush Haradinaj.

Sipas tij, kjo do të ndodhë për shkak të interesit nacional e jo atij individual.

Ai ka thënë se vullneti i këtyre deputetëve është të kontribuojnë për shmangien e një krize të re politike.

Lekaj ka bërë me dije se tashmë dihen emrat e deputetëve që do ta votojnë Haradinajn për kryeministër, pasi thotë se lideri i tij ka arritur marrëveshje me ta.

Lekaj ka paralajmëruar se javën e ardhshme pritet të thirret seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, ku do të dihen edhe emrat e deputetëve jashtë PAN-it që do të votojnë për Haradinajn kryeministër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme