Lekaj kërkon falje, thotë se në vend të fjalës “feministe” donte të thoshte “fëmijërore”

Prishtinë | 12 Qer 2020 | 10:48 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka kërkuar falje për përdorimin e fjalës “feministe” me të cilën e përshkruajti punën e Qeverisë Kurti.

Lekaj ka thënë se ka dashur të përdorë shprehjen “fëmijërore.

“Mbrëmë në emisionin “Edicioni Special” të Klan Kosovës, gjatë bisedës në lidhje me aktualitetin politik në vendin tonë, konkretisht përsa i përket diskutimit për pafuqinë̈ dhe padijeninë e ish/Kryeministrit Kurti për të qeverisur me Kosovën, më ka ndodhur një lëshim i padashur gjuhësor dhe përmbajtësor me fjalën “Feministe” (kup. fëmijërore), për të cilin kërkoj ndjesë para publikut të gjerë, e veçanërisht atij femrorë”, ka thënë Lekaj përmes Facebook.

Të ngjashme