Lekaj konfirmon: Nuk e votojmë qeverinë Kurti

Prishtinë | 03 Shk 2020 | 10:53 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Palë Lekaj, para se të hyjë ë Kuvend ku pritet të votohet qeveria Kurti, ka konfirmuar se nuk do të votojnë këtë qeveri, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se do të jenë një opozitë e vëmendshme dhe do të monitorojnë punën e saj.

“Pas 120 më në fund dhashë Zoti të kemi një qeveri. Ne i dëshirojmë suksese, por ne si opozitarë do të jemi të vëmendshëm dhe të monitorojmë të gjitha punët që i bëjnë ato”.

“Sa i përket taksës është qëndrim i Haradinajt që taksa të qëndrojë, mendoj që nëse marrin një vendim për të tërhequr do ta shkatërrojnë vendin. Ne do t’i marrim të gjitha veprimet demokratike. Nuk do ta votojmë qeverinë Kurti sepse askush nuk na ka ftuar që të bisedojmë”, tha ai.

Ai tha se kryeministri në detyrë ,Ramush Haranidaj ka udhëtuar për në ShBA ku do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit.

Të ngjashme