Lekaj: Krijimin e institucioneve po e pengojnë LAA dhe VV

Prishtinë | 09 Gus 2017 | 11:33 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pal Lekaj, pas takimit konsultativ të partive politike ka ripërsëritur edhe një herë se koalicioni PAN nuk do të marrë pjesë në seancën e thirrur për nesër, raporton Ekoomia Online.

Ai ka thënë se krijimin e institucioneve po e pengon koalicioni LAA dhe VV.

“Ju ishit edhe prezent në takim dhe u patë kush është pengese e formimit të institucioneve. Ne paraprakisht nuk kemi pranuar që të thirret seanca ma u konsultuar dhe ajo ka ndodhur. Nuk do të marrim pjesë nesër si PAN. Ne e bëjmë të qartë që na duhet edhe një takim një format i tillë të konsultohemi dhe të caktojmë seancën për javën e ardhshme. Penguesit kryesor janë VV dhe LAA”, tha Lekaj.

Të ngjashme