Lekaj kritikon Vetëvendosjen: Ne i përmendim me emra figurat e UÇK-së që janë në Hagë

Prishtinë | 12 Nën 2020 | 11:42 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj i ka reaguar nënkryetares së Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje, pasi kjo e fundit foli për ish-krerët e UÇK-së, ndërsa ia përmendi emrin vetëm shefit të Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimit.

Lekaj i përmendi me emra drejtuesit politikë e ushtarakë të UÇK-së.

“Për dallim nga Vetëvendosja, unë do t’i përmend figurat e UÇK-së që janë në Hagë, Hashim Thaci, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Hysni Gucati, Nasim Haradinaj, e komandant Cali”, ka thënë Lekaj.

Ai ka bërë thirrje që “klasa politike në Kosovë të bëhet bashkë në këtë stuhi e fatkeqësi”.

Të ngjashme