Lekaj kujton sulmet e 11-shtatorit: Kosova duhet t’i thellojë raportet e saj me SHBA-në, e sidomos në luftën kundër terrorizmit

Prishtinë | 11 Sht 2022 | 13:32 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekan, kujtuar 11 shtatorin e vitit 2001, kur në New York u sulmuan Kullat Binjake.

Lekaj ka thënë se me këtë sulm terrorist, u mundua të zhduket bota demokratike.

Lekaj ka kërkuar që Kosova të vazhdojë të jetë përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ndonëse Kosova ende me plagën e hapur nga lufta, u rreshtua krah për krah me Amerikën, e cila pas disa vitesh na shpërbleu me shtetndërtim. Sot më shumë se kurrë, Kosova duhet t’i thellojë raportet e saj me SHBA-në, e sidomos në luftën kundër terrorizmit. Kjo e fundit, nuk do të triumfojë kurrë”, ka shkruar Lekaj.

Postimi i plotë i tij:

Ishte mengjesi i hershëm i vitit 2001, kur u kryen sulmet më të tmerrshme terroriste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga terroristë të Al Qaedas.

Avionët e marrë peng, i përplasën godinat simbolike në SHBA, duke vrarë gati 3 mijë njerëz, e duke u munduar ta zhdukte botën demokratike, në krye me SHBA-në.

Ndonëse Kosova ende me plagën e hapur nga lufta, u rreshtua krah për krah me Amerikën, e cila pas disa vitesh na shpërbleu me shtetndërtim. Sot më shumë se kurrë, Kosova duhet t’i thellojë raportet e saj me SHBA-në, e sidomos në luftën kundër terrorizmit. Kjo e fundit, nuk do të triumfojë kurrë.

Të ngjashme