Lekaj: Kurti është mashtrues, erdhi në pushtet duke premtuar lirim të energjisë

Prishtinë | 09 Shk 2022 | 12:44 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, e ka quajtur mashtrues kryeministrin Albin Kurti, pasi sipas tij ai ka ardhur në pushtet duke u premtuar qytetarëve mos shtrenjtim të energjisë, raporton Ekonomia Online.

Lekaj e ka quajtur lajm të keq shtrenjtimin e energjisë elektrike, duke thënë se qytetarët me këtë rritje do të hyjnë në krizë të thellë të varfërisë.

“Po më duket që për herë të parë ia dëgjova zërin deputetit Thaçi. A nuk është mashtrim mosprezenca e qeverisë për qytetarët. Ma mashtrues nuk ka se kjo qeveri, e cila ka ardhur në pozitë duke iu premtuar qytetarëve mosshtrenjtim të energjisë. A është mashtrim për kryeministrin që na ka lajthitur me shumë propozime të tij. Nuk ka lajm më të keq se vendimi i djeshëm i ZRRE-së. Pas pak ditëve do të hyjmë në krizë të thellë të varfërisë. Qeverinë e kemi paralajmëruar që do të vijë në një krizë të thellë energjetike”, tha Lekaj.

Të ngjashme