Lekaj, Kurtit: Je kryeministër që nga 3 shkurti, ke mundur të kërkosh informacione

Prishtinë | 15 Shk 2020 | 00:27 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj ka reaguar pas deklaratave të fundit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti lidhur me marrëveshjet në Munih.

Lekaj ka thënë se Kurti është kryeministër që nga 3 shkurti, dhe ka mundur të kërkojë informacione për marrëveshjen e Berlinit dhe Munihut.

“Kryeministri Kurti duhet të kuptojë që tashmë nuk është në opozitë. Është koha e veprave jo e fjalëve”, ka shkruar Lekaj në facebook.

“Ai nga 3 shkurt 2020 ka të gjitha autorizimet të veprojë duke kërkuar informacione për marrëveshjet e Berlinit dhe Mynihut. Ka pasur të gjitha mundësitë dhe kompetencat për t’iu bashkangjitur këtij procesi, por ende nuk është vonë nëse ka dyshime ose mospajtime t’i shfuqizojë këto marrëveshje”, ka shkruar deputeti Lekaj.

Të ngjashme