Lekaj në Kroaci: Nafta më lirë se në Kosovë – Qeveria e Kroacisë e ka hequr akcizën për derivate, Kurti e refuzoi

Prishtinë | 05 Kor 2022 | 12:22 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, është habitur me çmimin e derivateve në Kroaci. Atje, Lekaj tha se çmimi i një litre naftë kushton 1.70 cent, ndërsa në Kosovë i njëjti kushton 1.79 cent, raporton Ekonomia Online.

Përkundër që në këtë shtet sipas Lekajt është edhe rroga minimale më e lartë së në Kosovë dhe standardit më të lartë, Qeveria e atjeshme ka vendosur ta heqë akcizën për derivate.

“Gjatë rrugëtimit tim në Kroaci ndalova në një pompë derivatesh ku çmimi ishte më i lirë se në Kosovë. Në Kroaci 13.08 kuna apo 1.70 Euro, ndërsa në Kosovë çmimi është 1.79 Euro. Rroga minimale në Kroaci është 4500 Kuna apo 600 Euro ndërsa në Kosovë mezi arritëm ta bëjmë 240 Euro. Përkundër standardit të mirë të jetës këtu, Qeveria ka vendosur ta heqë akcizën për derivate ndërsa Qeveria Kurti e refuzoi këtë veprim”, ka shkruar Lekaj.

Të ngjashme