Lekaj nënshkroi tri udhëzime për autoshkollat dhe trajnerët për patentëshoferë​

Prishtinë | 11 Maj 2018 | 19:00 | Nga

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka nënshkruar sot tri udhëzime administrative që rregullojnë procedurat për licencim të autoshkollave, ligjëruesit profesoonalë dhe organizimin e provimit për trajnerë për patentëshoferë.

Ministria e Infrastrukturës njofton se Lekaj nënshkroi sot UA nr. 4/2018 për ndryshimin dhe plotësimin e UA 15/2017 për ligjërues profesionë në autoshkollë, me të cilin janë lehtësuar procedurat për ligjëruesit profesionalë në autoshkolla; pastaj Udhëzimin Administrativ nr. 5/2018 për ndryshimin dhe plotësimin e UA 2/2017 për licencimin e autoshkollave, me të cilin janë rregulluar procedurat për licencim të autoshkollave dhe Udhëzimin Administrativ nr. 6/2018 për ndryshimin dhe plotësimin e UA 11/2017 për trajnerë në fushën e patentë shoferit, me të cilin janë rregulluar procedurat për organizimin e provimit për trajnerë në fushën e patentë shoferit.

Ministria e Infrastrukturës paralajmëron se do të vazhdojë ditëve në vijim me nxjerrjen e akteve të tjera nënligjore për rregullimin e fushave të mbuluara në bazë të ligjeve në fuqi, sipas planit legjislativ.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme