Lekaj: Nesër bie Qeveria

Prishtinë | 09 Maj 2017 | 17:18 | Nga

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj është shprehur i bindur se mocioni i iniciuar nga opozita do të kalojë nesër në Kuvend.
Madje, ai ka thënë se çështja e mocionit është vetëm procedurale pasi Qeveria sipas tij vetëm ka rënë.
“Sa i përket mocionit të nesërm ne mendojmë se është vetëm çështje procedurale, sepse tani kjo Qeveri vetëm ka ra dhe ajo që mund ta them këtë argument e bazoj në gjithë ato çka i kanë deklaruar deputetët e Kuvendit, qofshin të opozitës dhe të pozitë. Shumica prej tyre që nuk janë të kënaqur me këtë keqqeverisje dhe me këtë degradim të vendit nga kjo Qeveri dhe me mosvendimarjen të kësaj qeverie që shkon në favor të formimit shtetit dhe mirëqenies së qytetarëve”, ka thënë Lekaj për lajmi.net

Sipas tij, Qeveria nesër do ta marrë vendin e merituar duke u shkarkuar me votën e deputetëve.

“Prandaj në përmbyllje e them që Qeveria do ta merr vendin e merituar dhe shkarkohet me votën e deputetëve që janë të përzgjedhurit e e qytetarëve”, ka përfunduar Pal Lekaj.

Mocioni i opozitës do të shqyrtohet nesër në Kuvendin e Kosovës, në seancën e cila nis në ora 10:00.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme