Lekaj: Puna e numrave ka përfunduar, në korrik e kemi Qeverinë

Prishtinë | 16 Qer 2017 | 22:29 | Nga

Pal Lekaj nga AAK-ja ka thënë se koalicioni PAN tashmë e ka përfunduar punën e numrave sa i përket krijimit të Qeverisë së Kosovës.

“Në bazë të informatave që i kam, Haradinaj do ta formojë Qeverinë”, ka thënë Lekaj.

Ai në Televizionin Rrokum ka thënë se nuk do të ketë krizë politike dhe se Haradinaj do ta bëjë Qeverinë, madje e ka dhënë edhe kohën se kur do të krijohet ajo.

Sipas tij, në fillim të muajit Korrik, vendi do ta ketë qeverinë e re me Kryeministër Ramush Haradinaj.

“Vendit i duhet një ndryshim në qeverisje dhe ketë ndryshim do ta ketë nën udhëheqjen e Haradinajt. Si Aleancë jemi të parët dhe kemi pasur rritje, prandaj jemi të kënaqur”, ka thënë Lekaj.

Lekaj ka folur edhe për shumë tema tjera, si dialogu, i cili sipas tij do të jetë në një kornizë i cili e forcon shtetin e Kosovës e jo që e dobëson.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme