Lekaj: Qeveria dhe ZRrE t’i kërkojnë falje qytetarëve dhe t’u kthejnë çdo cent

Prishtinë | 18 Maj 2022 | 16:39 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se çdo cent i marrë kundërligjshëm me vendimin e ZRRE-së, t’u kthehet qytetarëve

“Të nderuar qytetarë, tani në media po qarkullon lajmi që Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore për bllokimin e tarifave të shtrenjta të energjisë elektrike të vendosura nga Zyra e rregullatorit për energji dhe të miratuar nga Qeveria e Kosovës. Ky është lajm i mirë për të drejtën e qytetarëve”.

“Ndihem mirë sepse vazhdimisht e kam kritikuar këtë vendim si të kundërligjshëm dhe që ka dëmtuar qytetarët, prandaj në këtë kohë të rëndë ekonomike, Qeveria dhe ZRRE duhet të kërkojnë falje publike dhe duhet të ju kthejnë çdo cent secilit qytetarë të vendit!”

Të ngjashme