Lekaj, Qeverisë: Sytë e veteranëve, policëve e bujqve janë drejtuar kah ju, me votën pro e ndihmojmë secilën familje

Prishtinë | 23 Qer 2022 | 12:46 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë se qytetarët e Kosovës sytë i kanë drejtuar kah Kuvendi që po e presin votimin e Trustit Pensional, raporton Ekonomia Online

Ai ka thënë se për muaj të tërë, temë disktuimi ka qenë mundësia që qytetarët t’i tërheqin mjetet nga Trusti.

“Sot është ditë e veçantë për qytetarët që kanë qenë duke e pritur të gjithë pa dallim së ku t’i shfrytëzojnë ato para kur t’i marrin. Për disa muaj tema për tërheqjen e Trustit ka qenë temë diskutimi. Sot kemi shumicën e qytetarëve që kanë gatishmërinë për tërheqjen e trustit dhe kemi shumicën pozitën që duhet ta votojë trustin. Sot nga ju i kanë të drejtuar sytë veteranët, policet, bujqit e shumë tjerë. Me votën pro e përmirësojmë dhe ndihmojmë secilën familje kosovare. Trusti është nevojë prandaj përkraheni. Kërkesa është kthejeni shpresën e qindra mijëra qytetarëve. Votojeni trustin”, ka thënë Lekaj.

Të ngjashme