Lekaj i quan shpifje akuzat e Serbisë ndaj Daut Haradinajt

Prishtinë | 10 Gus 2017 | 14:20 | Nga

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka reaguar pas shpifjeve të vazhdueshme të disa medieve serbe në drejtim të deputetit të AAK-së, Daut Haradinaj.

Lekaj nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’, ka thënë se Serbia po ‘dëshiron’ marrëdhënie të mira me Kosovën, duke mos e ndalë luftën special, përmes medieve qeveritare, kundër njerëzve të UCK-së.

Haradinaj, sipas Lekajt, sic do I ri në mbarë botën, I është bashkuar një kauze popullore për clirimin e vendit të vend.

Deputeti Lekaj, i ka vlerësuar si hipokrizi shpifjet e medieve serbe, kinse njerëz të UCK-së kanë lidhje me ISIS-in.

“Daut Haradinaj në çdo rrethanë është angazhuar që brenda Kosovës të jetojnë të gjithë qytetarët e saj me të drejta të barabarta. Në asnjë rast a rrethanë nuk kanë ndodhur ato gjëra për të cilat pa fije turpi gënjejnë mediat qeveritare të Serbisë”, ka shkruar ndër të tjera Lekaj, në ‘Facebook’.

Postimi i plotë i Lekajt:

Serbia po “dëshiron” marrëdhënie të mira me Kosovën, duke mos e ndalë luftën speciale, përmes mediave qeveritare, kundër njerëzve të UÇK’s. Daut Haradinaj, si çdo i ri në mbarë botën, i është bashkuar një kauze popullore për çlirimin e vendit të vet. Kjo nuk bjen ndesh me asgjë, sepse të gjitha konventat ndërkombëtare e pranojnë të drejtën e popujve për tu çliruar nga pushtuesit. Shpifjet e tilla, se njerëz të UÇK’s kanë lidhje me ISIS’in, janë më tepër se hipokrizi. Qëndrimet e z.Haradinaj përballë këtyre organizatave terroriste dihen botërisht. Shteti serb, është ai që ndoshta, po financon ekstreme të tilla në Kosovë. Daut Haradinaj në çdo rrethanë është angazhuar që brenda Kosovës të jetojnë të gjithë qytetarët e saj me të drejta të barabarta. Në asnjë rast a rrethanë nuk kanë ndodhur ato gjëra për të cilat pa fije turpi gënjejnë mediat qeveritare të Serbisë. Mediat në Serbi nuk duhet të lejohen të bëjnë rrolin e gjyqtarëve, sepse të tillat në të kaluarën me dezinformata kundër shqiptarëve, e në shërbim të ish-regjimit të Millosheviçit, kanë shkaktuar vetëm përçarje në mes të popujve dhe gjakderdhje, në tërë Ballkanin. Prandaj dikush duhet tu thotë mjaftë.Është koha që të gjithë në rajon, të mos merren me shpifje që e rëndojnë situatën edhe ashtu shumë të brishtë, por të kontribuojnë për të vërtetën dhe vetëm të vërtetën e cila duhet të na shpie në paqe të qëndrueshme. Kjo e vërtetë është se, shqiptarët kanë bërë luftë të drejtë për çlirimin e vendit për ç’gjë janë mbështetur edhe nga mbarë bota demokratike.Pra mjaftë e luftuat Kosovën, duke hedhur baltë mbi njerëzit më meritorë të saj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme