Lekaj: Reciprociteti i Kurtit, barazimi i policëve me kriminelë

Prishtinë | 30 Sht 2021 | 16:16 | Nga Ekonomia Online

Pal Lekaj nga AAK është shprehur kritik për marrëveshjen e arritur në Bruksel për targat.

“Ky është reciprociteti i zotit Kurti, barazimi i një policie profesionale në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit të republikës tonë me një tufë kriminelësh”, ka thënë Lekaj.

Postimi i plotë:Do të largohen bashkë, do të largohen njëkohësisht.Ky është reciprociteti i zotit Kurti, barazimi i një policie profesionale në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit të republikës tonë me një tufë kriminelësh.Ja si mund të arrihej një marrëveshje ku polici nuk denigrohet, ku shteti nuk deligjitimohet, ku sovraniteti mbrohet.

Të ngjashme