Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit PAN, Pal Lekaj, ka siguruar se nuk do të ketë vonesa në formimin e institucioneve, shkruan “Zeri.info”.
Ai ka thënë se Qeveria do të formohet në afatin më të shpejt pas përfundimit të procedurave nga KQZ-ja.
“Qeveria do të formohet në afatin më të shpejtë pas përfundimit të procedurave nga KQZ-ja. Pas formimit të Qeverisë të gjitha këto tema sipas afateve të tyre do të marrin epilog, të drejtë sigurisht. Më e mira do të jetë se Kosova me qeverinë ‘Haradinaj’ do të gjallërohet dhe do të jetë vetvetja dhe në krye të detyrës, në kuptimin e plotë të fjalës”, ka thënë Lekaj.