Lekaj: Shtyrja e zgjedhjeve, hapi i parë i Kurtit e Osmanit për rrëshqitje në regjimin komunist

Prishtinë | 11 Sht 2021 | 16:33 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, thotë se partia që ai i takon, nuk kanë vendim nëse do të marrin pjesë në takimin konsultativ me presidenten, Vjosa Osmani për të diskutuar lidhur me ndikimin e procesit zgjedhor në situatën epidemiologjike në vend.

Lekaj thotë se presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti po tentojnë të rrëshqasin në regjimin komunist, teksa shprehet kundër shtyrjes së zgjedhjeve.

“Ne ende nuk kemi marr vendim jemi nëse do të marrim pjesë në këtë takim, por që jemi në konsulta me strukturat e partisë së AAK-së, ndërkaq sa i përket idesë për shtyrje të zgjedhjeve mendoj se kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani po rrëshqasin në regjimin komunist, që do të thotë se shtyrja e zgjedhjeve është hapi i parë në këtë drejtim”, ka thënë Lekaj për Ekonomia Online.

Nënkryetari i AAK-së, thotë se do te përdorin të gjitha mjetet demokratike dhe kushtetuese në mënyrë që zgjedhjet lokale të mos shtyhen.

Të ngjashme