Lekaj: Vendimi për Haradinajn i papranueshëm

Prishtinë | 06 Pri 2017 | 16:57 | Nga

Shefi i grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij në facebook pas vendimit që është marrë ndaj liderit të AAK-së Ramush Haradinaj. Ai ka shkruar se vendimi që është marrë sot në Colmar të Francës është i papranueshëm, i pafalshëm dhe totalisht në kundërshtim me konstitucionalitetin e legalitetin ndërkombëtarë.

Ky është postimi i plotë i Lekajt në facebook:

“E papranueshme, e pa falshme e totalisht në kundërshtim me konstitucionalitetin e legalitetin ndërkombëtare e evropian kjo mënyrë e të bërit politikë në emër të drejtësisë, nga kushdo çoftë kundër njerëzve me meritor që Kosova është sot e lirë dhe e pavarur. Serbia është gjenocidiale, edhe sot, siç ishte dje, sepse duke dashtë me i fshehë krimet e saja të shkaktuara në Ballkan e sidomos kundër shqiptarëve, bënë të tilla lojëra me fletëarreste. Ramushin mundeni me e vonu, e këtë po e bëni padrejtësisht, por me ndalë asnjëherë”, ka shkruar Lekaj në facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme