Lekaj:Rrugët e Kosovës janë të kalueshme

Prishtinë | 07 Tet 2017 | 12:57 | Nga

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka treguar gjendjen e rrugëve pas rëniës së borës së parë në Kosovë. Lekaj ka siguruar se të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme dhe se disa nga to i kam inspektuar.

Rrugët e Kosovës janë të kalueshme. Disa nga to i kam inspektuar personalisht.

Bora e mbrëmshme përveç se ka zbardhë tokën nuk e ka bërë ndonjë segment rrugorë të pakalueshëm.Megjithatë Ministria e Infrastrukturës, i ka angazhuar të gjithë drejtorët që të jenë në krye të detyrës dhe bashkë me kompanitë përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve të mos lejojnë asnjë “befasi” e cila mund t’iu shkaktojë probleme qytetarëve gjatë lëvizjes së tyre në komunikacion.

Të gjitha rrugët që janë nën përgjegjësi të ministrisë janë të kalueshme. Në rrugët kodrinoro -malore është intervenuar, si në akset rrugore Pejë – Kullë, Pejë – Rugovë, Kaçanik – Hani i Elezit ka pasur erodime (rrëshqitje) të gurëve të cilët janë pastruar, Brezovicë, Prevallë, Glloboçicë dhe Zhur-Dragash.

Është intervenuar dhe po vazhdon puna në largimin e drunjvë të rrëzuar nga erërat e fuqishme në drejtimet, Dragash-Restelicë, Dragash – Brod dhe Dragash – Zaplluzhë.
Bora sjellë pastërti, nuk do të lejojmë që të bëhet pengesë për njerëzit” shkruan Lekaj në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme