Letër e ashpër nga SHBA-ja për liderët e Kosovës: Hiqeni taksën!

Prishtinë | 12 Shk 2019 | 16:40 | Nga Ekonomia Online

Tre zyrtarët më të lartë të shtetit të Kosovës, Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentari Kadri Veseli kanë marrë një letër të ashpër nga SHBA-të me kërkesë për heqje të taksës së vendosur në nëntor të vitit 2018, ndaj produkteve të Serbisë.

Letra është jashtëzakonisht serioze. Ajo është dërguar nga tre zyrtarë të lartë amerikanë dhe mban nënshkrimin e zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë, Departamentit të Shtetit dhe Departamentit të Mbrojtjes.

Letra bënë thirrje që mos të shkelet mbi sakrificën e Shtetit Amerikan dhe të ushtarëve amerikanë për Kosovën. Liderëve u është tërhequr vërejtja që nëse taksa nuk hiqet “sanksionet”, do të thellohen.

Dërgimin e letrës e ka konfirmuar për RTV Dukagjini Ambasada Amerikane në Prishtinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme