Lëvizja Fol dhe PIPS: Qeveria e Kosovës ka realizuar 56 për qind të planit të punës për vitin 2021

Prishtinë | 26 Jan 2022 | 14:15 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja FOL dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) kanë prezantuar nivelin e përmbushjes së Planit të Punës së Qeverisë së Kosovës për vitin 2021, raporton Ekonomia Online.

Aty u tha se ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka përqindjen më të vogël të realizimit të planit vjetor të punës. Ndërkaq, Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal ka arritur të realizojë 100 për qind planin vjetor prej periudhës mars deri në dhjetor 2021.

Tutje u be e ditur se në tërësi Qeveria Kurti ka arritur të realizojë 56 për qind të planit të vitit të kaluar.

Koordinatori i projektit në Lëvizjen Fol, Erblin Hoxha tha se të gjitha ministritë vitin e kaluar kanë paraparë mbi 700 aktivitete.

“Nga të gjitha aktivitetet që i ka paraparë qeveria dhe qeveritë, pra në total kanë qenë gjithsejtë 764 aktivitete të parapara në këtë periudhë, prej të cilave 428 aktivitete janë realizuar, kurse 336 nuk i ka realizuar”, ka thënë ai.

Tutje ai ka thënë se ka ministri që ka realizuar 100 për qind të planit të punës.

“Ministria e vetme që ka 100 për qind të aktiviteteve të realizuara është Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal. Në kuadër të katër objektivave janë paraparë gjithsej 11 aktivitete për periudhën mars-dhjetor 2021 dhe është ministria e vetme që ka 100 për qind të aktiviteteve të realizuara në kuadër të periudhës së njëjtë”, njoftoi Hoxha, teksa shtoi se dikasteri i Financave, Punës dhe Transfereve ka arritur të realizojë 36,5 të aktiviteteve të realizuara.

“Zyra e kryeministrit ka përfunduar 52 për qind të aktiviteteve, e nëse e shikojmë të ministria e Jashtme ka paraparë 71 aktivitete, por që vetëm 35 i ka realizuar ndërsa 36 jo. Ministria e Mjedisit ka realizuar 22 dhe 54 nuk ka realizuar. Ministria e Zhvillimit Rajonal, ka realizuar 33 aktivitete ndërsa veç dy nuk i ka realizuar. Ministria e Arsimit ka realizuar 20 aktivitete, ndërsa 17 tjera nuk janë realizuar”, ka thënë Hoxha.

Për këtë ka reaguar Rexhep Vasolli nga kjo ministri, i cili tha se ky dikaster ka pasur volum më të madh të aktiviteteve krahasuar me të tjerat.

Po ashtu, Ministria e Zhvillimit Rajonal ka numër të madh të aktiviteteve të zhvilluara, ku 94.3 për qind e planit të punës është realizuar. Edhe Ministria e Mbrojtjes shënon numër të madh të aktiviteteve të realizuara, ku 88 për qind e planit të punës ka përfunduar. Ndërkaq, përqindje më të vogël ka Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, e cila ka arritur të realizojë vetëm 35 për qind të planit të punës.

Zyra e Kryeministrit – në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën mars-dhjetor 2021, ka paraparë të realizoj 77 aktivitete prej të cilave ka realizuar 40 nga këto aktivitete.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës – në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën mars-dhjetor 2021, ka paraparë të realizoj 71 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 35 nga këto aktivitete.

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës – në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën mars-dhjetor 2021, ka paraparë të realizoj 76 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 22 nga këto aktivitete.

Ministria e Drejtësisë – në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën mars-dhjetor 2021, ka paraparë të realizoj 59 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 40 nga këto aktivitete.

Ministria e Zhvillimit Rajonal – në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën mars-dhjetor 2021, ka paraparë të realizoj 35 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 33 nga këto aktivitete.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit – në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën mars-dhjetor 2021, ka paraparë të realizoj 37 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 20 nga këto aktivitete.

Ministria e Ekonomisë – në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën mars-dhjetor 2021, ka paraparë të realizoj 27 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 14 nga këto aktivitete.

Ministria e Mbrojtjes – në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën mars-dhjetor 2021, ka paraparë të realizoj 57 aktivitete, prej të cilave i ka realizuar 50 nga këto aktivitete.

Ministria e Punëve të Brendshme – në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën mars-dhjetor 2021, ka paraparë të realizoj 98 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 64 nga këto aktivitete.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë – në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën mars-dhjetor 2021, ka paraparë të realizoj 42 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 22 nga këto aktivitete.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal – në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën mars-dhjetor 2021, ka paraparë të realizoj 11 aktivitete, prej të cilave ka realizuar të gjitha aktivitetet.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve – në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën mars-dhjetor 2021, ka paraparë të realizoj 52 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 19 nga këto aktivitete.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën mars-dhjetor 2021, ka paraparë të realizoj 31 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 21 nga këto aktivitete.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën mars-dhjetor 2021, ka paraparë të realizoj 37 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 12 nga këto aktivitete.

Ministria e Shëndetësisë – në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën mars-dhjetor 2021, ka paraparë të realizoj 43 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 20 nga këto aktivitete.

Ministria për Kthim dhe Komunitete – në kuadër të Planit Vjetor të Punës së Qeverisë për periudhën mars-dhjetor 2021, ka paraparë të realizoj 11 aktivitete, prej të cilave ka realizuar 5 nga këto aktivitete.

Lexo më shumë:

Të ngjashme